Njësoj si Hoti e konfirmon dhe Vuçiç: Do takohemi më 2 shtator, temë diskutimi zhvillimi ekonomik

Publikuar tek: rajon, më 11:42 14-08-2020 Njësoj si Hoti e konfirmon dhe Vuçiç: Do takohemi më 2 shtator, temë diskutimi zhvillimi ekonomik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington që do të zhvillohet mes tij dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

Ai është shprehur për mediat serbe se nuk është në pozicion që të mund të anullojë këtë takim.

Ai ka konfirmuar, sikurse kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, se temë e bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike.

“Në negociata marrim pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, tha Vuçiç.

Fillimisht takimi ishte planifikuar më 27 qershor, por dështoi për shkak se Prokuroria e Hagës, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, gjatë luftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010152101516724
array(1) { ["section"]=> string(102) "njesoj-si-hoti-e-konfirmon-dhe-vucic-do-takohemi-me-2-shtator-teme-diskutimi-zhvillimi-ekonomik-217098" }