Njihet si ilaçi që të shëron nga COVID-19, Zvicra autorizon përdorimin e këtij medikamenti

Publikuar tek: bota, më 07:38 03-07-2020 Njihet si ilaçi që të shëron nga COVID-19, Zvicra autorizon përdorimin e këtij medikamenti Ilaci Remdesivir

Zvicra ka autorizuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, i cili njihet si medikamenti më efikas në trajtimin e koronavirusit.

“Swissmedic, Instituti zviceran për Produktet Terapeutike, ka vendosur të autorizojë përkohësisht vendosjen në treg të Remdesivirit”, njoftoi instituti në një deklaratë.

“Instituti e mori këtë vendim pas analizës së raportit përfitim/rrezik, teksa përgatitjet e shpërndara nën emrin tregtar “Veklury” mund të përdoren pa autorizim në spitalet zvicerane për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar nëse Remdesivir do të tregtohet apo jo”, thuhej në deklaratë.

SHBA dhe Japonia e kanë autorizuar përdorimin e këtij ilaçi në spitale, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që blenë të gjithë sasinë e mbetur në treg të ilaçit.

Europa pritet që të autotrizojë së shpejti përdorimin e këtij medikamneti, që shihet si zgjidhja më e mirë deri në zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010097980499268
array(1) { ["section"]=> string(96) "njihet-si-ilaci-qe-te-sheron-nga-covid-19-zvicra-autorizon-perdorimin-e-ketij-medikamenti-212644" }