Njihuni me 20 shtetet më të pashëndetshme në botë, mes tyre edhe Greqia

Publikuar tek: bota, më 06:39 27-09-2017 Njihuni me 20 shtetet më të pashëndetshme në botë, mes tyre edhe Greqia

“Clinic Compare”, një uebfaqe britanike që merret me krahasime, ka publikuar një listë të shteteve më të pashëndetshme në botë.

Duke përdorur të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kompania ka analizuar 179 shtete, duke shikuar konsumin e alkoolit dhe duhanit për person në vit si dhe përhapjen e obezitetit shkruan koha.

Evropa lindore udhëheq në top-dhjetë shtetet më të pashëndetshme, ndërsa Oqeania ishte “rajoni më i shëndoshë në botë”.

Këto janë 20 shtetet më të pashëndetshme në botë:

20. Ukraina – ky shtet është i teti për konsum të alkoolit – secili banor konsumon mesatarisht 12.8 litra alkool të pastër në vit.

19. Britania e Madhe – zë pozitën e 19-të, me banorët që janë në vendin e nëntë në listën e njerëzve që pinë alkool.

18. Rumania – mesatarisht, çdo banor konsumon 1619 cigare në vit.

17. Greqia – më shumë se 25 për qind e popullatës së Greqisë vuan nga obeziteti.

16. Australia – mesatarisht, një banor konsumon 11.2 litra alkool në vit, duke e vendosur këtë vend në pozitën e 17-të për konsum alkooli.

15. Libani – është i treti për konsum të duhanit – çdo person pi mesatarisht 3023 cigare në vit.

14. Kanada – 30.1 për qind e popullatës është obeze.

13. Belgjika – shteti i shtatë për konsum të alkoolit dhe duhanit.

12. Estonia – 24.5 për qind e popullatës është obezë dhe mesatarisht një banor konsumon alkool 12.8 litra në vit.

11. Bullgaria – shteti është i gjashti për konsum të alkoolit dhe 25.6 për qind e popullatës janë obezë.

10. Lituania – banorët pinë më shumë se çdokush tjetër në këtë listë – 18.2 litra alkool mesatarisht në vit, për person.

9. Luksemburgu – gati 25 për qind e popullatës është obeze.

8. Polonia – mesatarisht një banor pi 1369 cigare në vit dhe pi 12.3 litra alkool të pastër.

7. Kroacia – shteti është në vendin e gjashtë për konsum të alkoolit me 13.6 litra për person në vit.

6. Hungaria – mesatarisht çdo banor pi 1774 cigare në vit.

5. Sllovakia – 27.4 për qind e popullatës është beze. Ky vend është në pozitën e nëntë për konsum alkooli.

4. Bjellorusia – shteti është i dyti në botë për konsum alkooli dhe duhani.

3. Sllovenia – banorët e vendit janë në vendin e gjashtë për konsum të duhanit.

2. Rusia – mesatarisht, çdo banor pi 13.7 litra alkool në vit dhe konsumon 2690 cigare.

1. Republika Çeke – shteti më i pashëndetshëm në botë, me vendin e pestë për përdorim alkooli dhe në vendin e 11-të për konsum të duhanit. 29.1 për qind e popullatës është obeze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët e kthejnë Kuvendin në ring, rrihen me grushte dhe karrige (Video)
Nis ndërtimi i murit mes Amerikës dhe Meksikës »
Article Logic
Execution time: 0.011275053024292
array(1) { ["section"]=> string(76) "njihuni-me-20-shtetet-me-te-pashendetshme-ne-bote-mes-tyre-edhe-greqia-93806" }