Njihuni me bashkëshortin e Angela Merkel, kush qëndron pas gruas së "hekurt” gjermane

Publikuar tek: bota, më 12:05 18-09-2017 Njihuni me bashkëshortin e Angela Merkel, kush qëndron pas gruas së

Angela Merkel, është e martuar me profesorin e kimisë Joachim Sauer, por pak veta në Gjermani e njohin atë publikisht.

Daljet e tyre janë të rralla, dhe ai ashtu si bashkëshortja e tij nuk preferon shumë vëmendjen mediatike. Ai nuk flet asnjëherë në lidhje me politikën dhe refuzon kategorikisht të përgjigjet për gazetarët.

Mesa duket ai nuk do të identifikohet thjesht si bashkëshorti i Merkelit, pasi është mjaft i suksesshëm dhe në fushën e tij, atë të kimisë.

Çifti janë njohur bashkë në vitet 80’ teksa studionin bashkë në Akademinë e Shkencave të Berlinit. Janë martuar në vitin 1998 dhe për të dy ka qenë martesa e tyre e dytë. Ata i  lidh pasioni për muzikën klasike dhe për natyrën.

Angela është shprehur për mediat gjermane se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk diskutojnë pa mbarim për politikën, por ai është dhe një këshilltar i mirë i saj dhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

 Angela-Merkel-Net-Worth-How-rich-is-How-Much-Money-7.jpg

time-person-of-the-year-angela-merkel-fascinating-facts-05.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Irani sfidon SHBA-në: Ju prodhuat “nënën”, por ne kemi “babain" e të gjitha bombave
Del fotoja e parë e të riut që u përpoq të hidhte në erë metronë në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.01335597038269
array(1) { ["section"]=> string(88) "njihuni-me-bashkeshortin-e-angela-merkel-kush-qendron-pas-gruas-se-hekurt-gjermane-92750" }