Njihuni me gazetarin hero, i lidhur me litar raporton për ABC News nga qendra e Uraganit Irma

Publikuar tek: bota, më 14:32 10-09-2017 Njihuni me gazetarin hero, i lidhur me litar raporton për ABC News nga qendra e Uraganit Irma

Eshtë një nga njerëzit që ka zgjedhur t’I transmetojë botës atë që po ndodh në Florida me uraganin “Irma”, dhe në katin e lartë të një ndërtese, gazetari Gio Benitez, është në çdo moment në lidhje direkte me televizionin ABC News në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I lidhur me një litar në një shtyllë, në ballkonin e një ndërtese, në mes të erës së fortë dhe shiut të rrëmbyeshëm, korrespondenti i ABC që e përcakton veten si një bashkëshort, shkrimtar, fans I Fitnesit e Amator i Jogës, i varur nga Avokadot apo besimtar në Endrrat e Mëdha, është bërë qull nga shiu dhe nuk e ka ndërprerë asnjë moment raportimin.

Ai vjen me mesazhin e fortë për të gjithë ata që kanë mbetur në Florida: “Kujdes, nëse shihni që era është duke rënë, atëherë mos dilni nga vendet ku jeni. Kjo do të thotë se jeni në qendër të Uraganit, në syrin e tij, ndaj duhet të mos gënjeheni. Eshtë shumë e rëndësishme, sepse era do të fillojë disa herë më e fortë” raporton Benitez në transmetimin live.

 

gazetari.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritet bilanci i viktimave, 90 të vdekur nga tërmeti 8.1 ballë në Meksikë
Uragani Irma / Rrëfimi i regjisorit Pëllumb Kulla për Newsbomb: Një përjetim i paprovuar »
Article Logic
Execution time: 0.010814905166626
array(1) { ["section"]=> string(98) "njihuni-me-gazetarin-hero-i-lidhur-me-litar-raporton-per-abc-news-nga-qendra-e-uraganit-irma-91835" }