Njihuni me ishullin privat të miliarderit Jeffrey Epstin, arrestuar në 6 korrik me akuzën e abuzimit seksual me vajza të vogla(FOTO TE ISHULLIT)

Publikuar tek: bota, më 14:53 23-07-2019 Njihuni me ishullin privat të miliarderit Jeffrey Epstin, arrestuar në 6 korrik me akuzën e abuzimit seksual me vajza të vogla(FOTO TE ISHULLIT)

Edhe pse multimiliarderi Jeffrey Epstin u arrestua në 6 korrik me akuzën e abuzimeve dhe trafikimit seksual, media ka “gërmuar’ për të gjetur se cfarë ka ndodhur në ishullin e vogël St.James, ishulli I tij privat në Caribbean. Afër St Thomas, vendasit thonë se Epstin vazhdonte të sillte vajza nën moshë edhe gjatë këtij viti, një dekadë më vonë pasi ishte regjistuar për abuzime seksuale – dhe autoritetet nuk bënë asgjë për ta ndaluar aktivitetin e tij.

Dy nga punëtorët që punojnë në St Thomas, I thanë Vanity Fair se kanë qenë dëshmitare që Epstein merryte në avionin e tij privat në shumë raste vajza që dukej se ishin nën moshë. Sipas punëtorëve, vajzat mbërrinin me Epstein në bordin e dy avioneve të tij. Ndërmjet janarit 2018 dhe qershorit 2019, avionet kanë lëvizur njëherë në tre ditë. Ata ndalojnë në gjithë botën, disa herë vetëm për pak orë: Paris, Londër, Sllovaki, Meksikë, Marok.

Kur ikin nga st Thomas, thonë punëtorët ata kthehen në aeroport pranë shtëpive të Epstein në Palm Beach në Nju Jork. “Në shumë raste kam parë daljen e helikoterit dhe kam parë të ngjiteshin në bordin e avionit privat të fëmijëve – vajza fëmijë” thotë një ish kontrollor trafiku që kërkon të mbetet anonym. Një incident madje më duket shumë I vecantë se vajza dukej aq e vogël. Ndoshta si kishin bërë 16. Epstein dukej I inatosur dhe i veshi xhaketën njërës prej tyre.

Ato mbanin canta shopping nga dyqanet, por jo në ishull. Dhe mbaj mend se po mendoja: ku dreqin kanë bërë shopping? Tashmë për sa zgjati, një pedofil serial u cua para drejtësisë vetëm 12 vjet pasi u akuzua për herë të parë për abuzime seksuale me vajza të vogla. Por kjo nuk do të ndryshojë faktin se për dekada, njerëz të rëndësishëm, me influencë, njerëz seriozë kanë marrë pjesë në darkat festive të Epstein, apo kanë hipur në avionet e tij privat, duke i krijuar atij imunitet.

 

 

download (3).jpg

download (4).jpg

download (5).jpg

download (6).jpg

download (7).jpg

download (8).jpg

download (9).jpg

download (10).jpg

download (11).jpg

download (12).jpg

download (13).jpg

download (14).jpg

download (15).jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070259571075439
array(1) { ["section"]=> string(149) "njihuni-me-ishullin-privat-te-miliarderit-jeffrey-epstin-arrestuar-ne-6-korrik-me-akuzen-e-abuzimit-seksual-me-vajza-te-vogla-foto-te-ishullit-173085" }