Është kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. Kreu i PD e ka renditur të 35-tin në listën e qarkut të Tiranës, kandidatin Indrit Hoxha.
Por, me një vëzhgim të shpejtë në profilin e tij në facebook bien në sy statuse me një fjalor të një niveli rruge dhe aspak i një kandidati për një zyrtar të lartë.
I tillë është ai i “dedikuar” ambasadores së Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.
Siç duket edhe nga kjo foto mesazhi që ka dashur të përcjellë publikisht kandidati për deputet lë për të dëshiruar.
Nga ana tjetër, Hoxha nuk e ka patur problem ta përdorë këtë fjalor, edhe pse aktualisht mban një post zyrtar në Bashkiën e Tiranës, konkretisht në Drejtorinë e Personelit.