Njihuni me kryeministren më të re të Danimarkës, 41 vjeçarja ktheu në pushtet të MAJTET

Publikuar tek: bota, më 11:23 27-06-2019 Njihuni me kryeministren më të re të Danimarkës, 41 vjeçarja ktheu në pushtet të MAJTET Mette Frederiksen

Mette Frederiksen, liderja e Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë, është kryeministrja më e re e vendosur në këtë detyrë në Danimarkë.

“Kam kënaqësinë të them se pas tre javësh negociata, ne kemi maxhorancën për të formuar qeverinë e re” tha 41 vjeçarja të mërkurën, sipas Reuters.

Socialdemokratët arritën të mposhtin bllokun e qendrës së djathtë të drejtuar nga Lars Lokke Rasmussen në fillim të qershorit. Partia e Frederiksen fitoi 48 vende në Parlament ndërkohë që partia e Rasmussen 43 vende.

Danimarka do të jetë vendi I tretë nordik që për këtë vit ka krijuar një qeveri të majtë, pasi socialdemokratet kanë marrë drejtimin në Filandë dhe Suedi në fillim të vitit.

Frederiksen u bashkohet të tjerë liderve të rinj duke përfshirë kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern, 38 vjec; irlandezin Taoiseach Leo Varadkar 40 vjec, dhe presidentin francez Emmanuel Macron 41 vjec.

Ajo është e dyta femër kryeministre në Danimarkë pas Helle Thorning Schmidt që ishte në pushtet në 2011-2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094280242919922
array(1) { ["section"]=> string(93) "njihuni-me-kryeministren-me-te-re-te-danimarkes-41-vjecarja-ktheu-ne-pushtet-te-majtet-169978" }