Njihuni me maturanten më të mirë për vitin 2017-të që fiton bursën universitare

Publikuar tek: aktualitet, më 17:32 02-06-2017 Njihuni me maturanten më të mirë për vitin 2017-të që fiton bursën universitare

Gjatë 13 viteve të saj të shkollimit është vlersuar me notë maksimale dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në shumë prej Olimpiadave Kombëtare dhe Ndërkombëtare që ajo ka marrë pjesë.

Fjona ka rezultuar maturantja më e mirë mes 40 mijë të rinjve në Shqipëri për vitin 2016, e është shpallur fituese në 10 përzgjedhjet e saj në formularin A2. Në një intervistë, 19 vjeçarja rrëfen se ka arritur deri këtu falë një pune këmbëngulëse dhe sistematike në të gjitha lëndët, por argëtimi i saj është Matematika. Ajo sqaron se shpesh herë ka tejkaluar programin mësimor me ushtrime të një shkalle të lartë vështirësie, të cilat i kanë marrë shumë kohë pasi kërkonte ti zgjidhte me patjetër.

Me përkushtimin të saj ndaj mësimeve Fjona ka guxuar të hedhë hapin e saj drejt fitores dhe ja ka dalë .19 vjeçarja është përzgjedhur për të vijuar studimet e larta në një nga universitet më të mira në botë; ai i Masaçusets në SHBA, ëndrra e miliona të rinjve amerikanë. Profesori i Matematikës që ka ndjekur Fjonën në vitin e parë të studimeve në një prej universiteteve private në vend, sqaron se, 19 vjeçarja karakterizohet prej punës së saj sistematike.

Për planet e saj në të ardhmen, nëse do të kthehet në Shqipëri për të punuar apo jo, Fjona nuk ka një përgjigjie të prerë dhe thotë se: “Tashmë objektivi kryesor i imi është studimi, pastaj gjithçka do t’ia le kohës.”//RTSH//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Monitorimi i zgjedhjeve, Zguri pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KiE
Erion Kristo "nxeh" rrjetin, fotoja që ka ngjallur qindra komente »
Article Logic
Execution time: 0.012612104415894
array(1) { ["section"]=> string(85) "njihuni-me-maturanten-me-te-mire-per-vitin-2017-te-qe-fiton-bursen-universitare-80991" }