Njihuni me njeriun që shkaktoi furtunë në Lezhë, si zbuloi skandalin e pronave (RRËFIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 19-03-2018 Njihuni me njeriun që shkaktoi furtunë në Lezhë, si zbuloi skandalin e pronave (RRËFIMI) Foto ilustruese, Shëngjini

Skandali me përvetësimin e tokave në bregdetin e Shëngjinit, ka shkaktuar një katrahurë të vërtetë në opinionin publik shqiptar.

Por nga ku nisi gjithçka?

Gjekë Celaj quhet personi i cili denoncoi anomalinë që po ndodhte me pronat e zotëruara nga ai në Lezhë.

Sipas një deklarate të zbardhur nga Ora News, Celaj është njoftuar nga një topograf se dikush tjetër i kishte marrë pronat e tij në bregdet.

Pas shumë verifikimesh, Celaj tha se dyshimet rezultuan të vërteta, duke marrë vendimin e një kallëzimi penal në Prokurorinë e Lezhës që këtij të fundit t’i njihej trashëgimia.

Në muajin gusht 2017 neve, si trashëgimtarë të ligjshëm të një pjesë të pronave të grabitura, jemi vënë në dijeni nga nje topograf se kishte shumë mundësi që dikush na kishte marrë pronat.

Menjëherë u vumë në lëvizje dhe bëmë verifikimet tona dhe, fatkeqsisht, rezultoi se ishte e vertete. Atehere une bera nje kallezim penal ne Prokurorine e Lezhes te ciles i dergova edhe vendimin e Gjykates se Lezhes te vitit 2006 qe na njihte si trashegimtare te ligjshem…”-mësohet të ketë deklaruar denoncuesi Celaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Ne muajin gusht 2017 neve, si trashegimtare te ligjshem te nje pjese te pronave te grabitura, jemi vene ne dijeni nga nje topograf se kishte shume mundesi qe dikush na kishte marre pronat.

Menjehere u vume ne levizje dhe beme verifikimet tona dhe, fatkeqesisht, rezultoi se ishte e vertete. Atehere une bera nje kallezim penal ne Prokurorine e Lezhes te ciles i dergova edhe vendimin e Gjykates se Lezhes te vitit 2006 qe na njihte si trashegimtare te ligjshem dhe, gjithashtu, i dergova edhe disa dokumente te Arkivit Shteteror, te kohes se Zogut dhe te vitit 1945 qe provonin pronesine tone.

Prokuroria filloi hetimet dhe pas dy javesh, me vendim te gjykates Lezhe, prona u vendos nen sekuestro. Une pata informuar thuajse te gjitha institucionet shtetërore rreth asaj qe kishte ndodhur dhe m’u pergjigjen me korrektësi vetëm Prokuroria Lezhe, Policia e Shtetit dhe Zyra e Avokatit te Popullit. Sic e dini, hetimet cuan ne arrestimin e disa personave. Jam teresisht i cuditur me dy fakte: 1. Perse dikush, per interesa politike mobilizon tufat e budallenjve ne Lezhe per te protestuar kunder nje procesi penal, aq me shume qe gjithe populli i Lezhes e di se ne bregdetin e Lezhes eshte bere kerdia me pronat dhe ketu jane te implikuar zyrtare te meparshem dhe aktuale lokale. Sic e dini edhe ju, krimi nuk ka ngjyra politike.

Ngjyrat e krimit jane dy: Imoraliteti dhe paligjshmeria. 2. Si mundet qe ” drejtesia ” shqiptare te gjeje prova te mjaftueshme per arrestimin e dikujt ditën e premte dhe pasi ne Lezhë e deri ne Tirane fryu stuhi (mesa duket stuhia i ka dërguar gjyqtarit ” faqen Nr.13 ” te dosjes qe kishte harruar ta lexonte) gjate fundjavës, doli qe provat janë “të pamjaftueshme” dhe ” fatkeqët ” që kane vjedhur 235 mije metra katror toka tani duhet te sigurohen per 24 ore me polic tek shtepia. Neve si trashegimtare te prones na intereson kthimi i prones ne gjendjen e meparshme juridike dhe, megjithe demin qe na kane bere, ” drejtesia ” ne dashte t’i denoje, t’i liroje ose t’i shpalle ” heronj te demokracise dhe te moralit te saj “.

Ajo per te cilen une, ashtu si organi i hetimit dhe policia qe ehste marre me ceshtjen, jam i sigurt eshte fakti se nuk kemi te bejme me gjera te rastit, sporadike dhe as pakujdesi por me nje rrjet te mireorganizuar, koordinuar i cili ka pervetesuar pronat dhe, nje pjese e zyrtareve shteteror kane marre shperblimet ne te holla. Si popull, kemi gati tri dekada qe na kane hypur ne qafe gangsteret politike, banditet e ” drejtesise ” dhe budallenjt qe behen vegla te verbera te tyre.

Gjithashtu, me duhet t’ju them se as z. Edi Rama dhe as deputeti i zones, z. Pjerin Ndreu nuk kane kurrfarë meritash ne ndjekjen e ceshtjes dhe konkluzionet e hetimit pasi qëndrimet e tyre, gjate gjithë kësaj kohe kane qene te heshtura, me gjithë informacionet qe iu kemi dërguar.

Madje, nuk kemi marre asnjë lloj reagimi prej tyre. Prandaj, mos iu jepni atyre merita qe s’i kane dhe i kërkoj politikes, majtas dhe djathtas, te rrije larg kësaj çështjeje. Ne jemi dhe do te jemi te vendosur deri ne fund ne kthimin e te drejtave tona te shkelura.

 Screenshot_5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Fushatë me prerje kokash', analisti jep lajmin BOMBË: Do arrestohet një kryebashkiak i PS në jug (EMRI që u tha)
E RËNDË: Humb jetën minatori në minierën e deputetit socialist »
Article Logic
Execution time: 0.011258840560913
array(1) { ["section"]=> string(92) "njihuni-me-njeriun-qe-shkaktoi-furtune-ne-lezhe-si-zbuloi-skandalin-e-pronave-rrefimi-113836" }