Edvin Kondili, prokur i SPAK, raporton pak gjëra në pasurinë e tij.
Kursimet e pagave të veta 5 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që në 2018 ka pasur një benz, që e ka këmbyer me një tjetër dhe për të marrë të riun I janë dashur të shtonte 5 milionë lekë, raporton newsbomb.al.
Raporton se ka një page vjetore prej 15 milionë lekësh të vjetra si prokuror; ndërsa bashkëshortja fiton në vit nga puna në shtet 8 milionë lekë të vjetra.
Të dy së bashku kanë marrë një kredi për blerje banese në shumën 60 mijë euro për 30 vjet. Kredinë e kanë marrë që në vitin 2011 dhe vazhdojnë ta paguajnë akoma, nuk e kanë shlyer.
Sipas asaj që kanë deklaruar, në 2014 I mori kunatit, vellait të gruas që jeton në Spanjë, një hua prej 10 mije euro, me qëllim për të shlyer kredinë. Por sikurse e deklaron dhe vetë, nuk e përdori asnjëherë ndaj ia ktheu vjehrrës.
Në 2016 blen një automjet të hajrit, mercedez benz në shumën 5 milionë lekë të vjetra, pikërisht me kursimet. E po atë vit shiti makinën e vjetër, madje e dorëzoi për pjesë këmbimi për 1000 euro.
Asgjë e rëndësishme për tu shënuar në 2016, vetëm paga e bashkëshortes dhe e tij, dieta, dhe interesat që shtoheshin tek i biri Enri Kondili, por në shuma të vogla.
Në 2011 është bërë me shtëpi. Mori 70 mijë euro një apartament prej 2+1 me 86.7 metra katrorë te Irfan Tomini, ku 60 mijë euro I kishte marrë kredi, të tjerat me kursime.
Duket se është prokurori që njeh më mirë kreditë e konsumit dhe overdraftet. Kështu, që në deklaratën e pasurisë së 2004, e gjejmë me marrjen e “kredive konsumatore” prej 2 milionë lekësh të vjetra me interesa të ulta. Në vitet e mëvonshme, kjo u zëvendësua me overdraft, raporton newsbomb.al.