Njihuni me Shkendën, dedektivja e parë shqiptare që zbulon tradhëtitë bashkëshortore

Publikuar tek: aktualitet, më 09:23 10-02-2018 Njihuni me Shkendën, dedektivja e parë shqiptare që zbulon tradhëtitë bashkëshortore

Dyshoni se ju tradhëton partneri?

S’ka nevojë të prisni rastësitë për ta zbuluar, pasi në Shqipëri është hapur Instituti i Detektivit Privat. Mes punonjësve është edhe një femër, shumë e thjeshtë për tu kamufluar e për të zbuluar ndoshta për dy javë dilemën e madhe.

Shkënda Lili, është detektivja e parë femër në Shqipëri, e cila e ftuar në “rreze dielli” në report tv rrëfeu të fshehtat e punës së saj. 

“Kur dikush është interesuar për të investiguar dikë në lidhje me tradhtinë bashkëshortore, krijojmë një takim ku tregohet i gjithë historiku. Unë tregoj gjithë kushtet dhe pagesën,dhe nëse biem dakord bëjmë një kontratë . Unë i bëj me dije që kohëzgjatja është 2 javë, por jo gjithmonë ka tradhti.

Kryesorja në këtë profesion është ruajtja e sekretit. Interesante është se ka raste kur vetë klienti e nxjerr sekretin. Në këtë rast kontrata prishet dhe detektivi dëmshpërblehet sipas një pagese të paracaktuar në kontratë.

Çështjet që mund të hetohen janë të shumta. Njerëz të humbur, profil biznesi , gjetje adrese, por e rëndësishme është që gjithmonë ruhet privatësia. Detektivët investigojnë vetëm në ambiente publike. Kjo punë mbart një lloj rreziku, ndaj dhe personat që duan ta ndërmarrin këtë profesion duhet të mendohen mirë", shpfrehet Lili.

Në 2015 është hapur Instituti i Detektivit Privat ku mund të marrë pjesë çdo njeri me dosje penale të pastër. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izet Haxhia rrëfen para ekstradimit: Ju tregoj klanin mafioz që urdhëroi vrasjen e Azem Hajdarit
E arrestuan si atentator të Lul Kullës, gazetari bën thirrjen URGJENTE për Erges Lipon »
Article Logic
Execution time: 0.011597871780396
array(1) { ["section"]=> string(90) "njihuni-me-shkenden-dedektivja-e-pare-shqiptare-qe-zbulon-tradhetite-bashkeshortore-109795" }