Njihuni me Theresa May, kryeministren e re të Britanisë që ka fiksim këpucët e shtrenjta dhe që ishte kundër Shqipërisë në BE

Publikuar tek: bota, më 14:05 11-07-2016 Njihuni me Theresa May, kryeministren e re të Britanisë që ka fiksim këpucët e shtrenjta dhe që ishte kundër Shqipërisë në BE

Theresa May është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. 59 vjeçarja e merr këtë post në një prej momenteve më të rëndësishme të këtij shteti, pas vendimit të referendumit për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

E diplomuar në Oksford për gjeografi, Theresa May ka punuar gjashtë vite në Bank of England dhe më pas hyri në politike me Partinë Konservatore. Prej 6 vitesh ajo ka mbajtur postin ministres së Brendshme, një rekord i 100 viteve të fundit në Britaninë e Madhe.

Ajo koniserohet si e kundërta e shumicës së politikanëve, me karakter solid dhe jo tepër e ngutshme, që vepron me maturi dhe pragmatizëm.

theresea-may-shoes_2018528b_copy.jpgE quajtur ndryshe si “grua e hekurt”, 59 vjeçarja njihet për dobësinë që ka për këpucët e shtrenjta dhe ekstravagante. Ajo është lavdëruar shpesh herë nga mediat vendase për sharmin që i ka dhënë politikës britanike, raporton Newsbomb.al

Theresa May është martuar me bankierin Philip May, por për arsye shëndetësore nuk kanë arritur të kenë fëmijë.

E rreshtuar në krah të ish-kryeministrit David Cameron, Theresa May ishte kundër “Brexit”, por fushata e saj përmbante shumë akuza dhe kritika ndaj BE-së. Pas dorëheqjes së kandidates kundërshtare Andrea Leadsom, May pritet të emërohet zyrtarisht brenda kësaj jave si kryeministre e vendit, duke u bërë gruaja e dytë në histori pas Margaret Thatcher që mban këtë post.

Britains_Prime_Minister_David_Cameron_and_Home_Secretary_Theresa_May_L_walk_through_Terminal_5_during_a_visit_to_UK_Border_Agency_staff_copy.jpgDeklaratat për Shqipërinë

Gjatë fushatës së “Brexit”, Theresa May mbajti një qëndrim të ashpër kundër anëtarësime të reja në Bashkimin Europian. Ajo kërkoi që të bllokohej paaft anëtarësimi për Shqipërinë, Serbinë dhe Turqinë.

“Ne duhet të pyesim veten, a është e drejtë që BE të vazhdojë të zgjerohet, duke u dhënë anëtarëve të rinj të gjitha të drejtat e anëtarësimit? Shqipëria, Serbia dhe Turqia kanë popullësi të varfër dhe probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin e ndonjëherë edhe me terrorizmin”, ka deklaruar më parë drejtuesja e re e “10 Downing Street”.

Sa i përket mundësisë së një referendumi të dytë, May e ka mohuar atë duke theksuar se vendimi i popullit duhet zbatuar dhe pritet që në shtator të nisë aplikimi i artikullit “50” për daljen nga Bashkimi Europian./Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërhiqet nga gara Leadsom, Theresa May emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar
Amerika i kërkon Serbisë të shkëpusë mardhëniet me Rusinë »
Article Logic
Execution time: 0.022057056427002
array(1) { ["section"]=> string(130) "njihuni-me-theresa-may-kryeministren-e-re-te-britanise-qe-ka-fiksim-kepucet-e-shtrenjta-dhe-qe-ishte-kunder-shqiperise-ne-be-46215" }