Njihuni me vajzën 30 vjeçare që qëndron pas çdo fjalimi të Michelle Obamës

Publikuar tek: bota, më 18:30 26-07-2016 Njihuni me vajzën 30 vjeçare që qëndron pas çdo fjalimi të Michelle Obamës

Që prej tetë vitesh, pas çdo fjalimi të suksesshëm të Michelle Obama, është pena e Sarah Hurwitz. 30 vjeçe, me një diplomë Harvardi, Sarah Hurwitz ka hyrë në stafin e Obamave që nga primaret e 2008, që kur zonja e parë do të prezantohej në konventën e Denver.

Deri dy ditë më parë, fjalim-shkruesja kishte shkruar edhe fjalimet për Hillary Clinton, candidate për primaret demokratike.

“Në fillim mendoja se Obamat kishin dyshime rreth meje, duke marrë në konsideratë fushatën e tmerrshme që bëhej deri atë moment” pranon Hurëitz në një intervistë për Washington Post. Por këto zëra u rralluan pas një takimi me Michelle në shtëpinë në Chicago ku banonin Obamat atëkohë.

“Në 90 minuta më tha se kush ishte, nga vinte, kush ishin vlerat e cfarë donte të thoshte në konventë” shpjegon Sarah. Michelle arriti me atë fjalim që të hidhte poshtë zërat se ishte snobe e pak patriotike: Sarah arriti ta prezantojë si një vajzë e klasës punëtore të Chicagos, një grua disi skeptike në politikë por që besonte në aftesinë e bashkëshortit për të bërë ndryshimin. Fjalimi në konventën e Denverit ishte një sukses. Që atëherë Sarah Hurwitz ka shkruar apo korrektuar të gjithë fjalimet e zonjës së parë të Amerikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024133920669556
array(1) { ["section"]=> string(80) "njihuni-me-vajzen-30-vjecare-qe-qendron-pas-cdo-fjalimi-te-michelle-obames-47793" }