Kalimi në doganën e Kakavijës do të ndërpritete gjatë ditës së nesërme për shkak të punimeve në sistemin kompjuterik të palës greke.
Ndërprerja do vijojë nga ora 03:00 deri në 12:00 të ditës së nesërme.
Njoftimi:
Njoftohemi nga Policia Greke se duke filluar nga ora 03:00 deri në orën 12:00 të datës 12.06.2017 do të këtë ndërprerje të plotë të lëvizjeve drejtë shtetit Grek, të këmbësorëve dhe automjeteve, pasi do të bëhen ndërhyrje (riparim) në Sistemin kompjuterik ku rregjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe të automjeteve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!