Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve informon si më poshtë vijon rreth rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të planit të detajuar të masave, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të vendeve të punës, si dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për tërheqjen e kuponit tatimor.
Sakaq, bëhet me dije se 3,124 tatimpagues u është adresuar thirrja për korrektesë në zbatimin e lagjislacionit tatimor lidhur me: faturat e shitjes dhe blerjes, regjistrimin e tyre në librat përkatës, deklaratën e TVSH-së, kontributet shoqërore dhe shëndetësore, deklaratën e të punësuarve rishtas etj.
Ndërsa nga hetimi tatimor rezultoi se nga 5,040 subjekte të kontrolluara, 2000 subjekte janë konstatuar me shkelje.