Njoftim i rëndësishëm nga Qendra Kombëtare e Bizneseve: Këto janë subjektet që do të licencohen

Publikuar tek: ekonomi, më 14:37 27-04-2017 Njoftim i rëndësishëm nga Qendra Kombëtare e Bizneseve: Këto janë subjektet që do të licencohen

Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbime për makinat, qofshin servise, tregtim me pakicë dhe shumicë, kompani koncensionare,  duhet të paraqiten pranë sporteleve të shërbimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit për t'u pajisur me licencë që do jepet nga ana e Ministrisë së Transporteve.

 Ligji i miratuar në vitin 2016 dhe që tashmë ka hyrë në fuqi me daljen e akteve nënligjore sjell detyrimin që do të kenë këto subjekte ( përveç pajisjes me NIPT) për të marrë një licencë që do të ketë një afat prej 5 vjetësh me të drejtë rinovimi.

Ekspertët sqarojnë se përveç licencës, drejtuesit teknik (pra jo ata menaxherialë) do të duhet të pajisen edhe me një certifikatë e cila merret nga Ministria e Transportit.
Për të marrë licencën tarifa që duhet të paguani pranë QKB-së është 100 lekë. Por, do t’ju duhet edhe një garanci, të cilën do të duhet ‘ta ngrini’ për periudhën e vlefshmërisë së licencës që është 5 vjet. Vlerat që duhet ‘të ngrihen’ janë 100,000 dhe 200,000 lekë, por kjo vlerë mund të konvertohet në polica sigurimi.
Ligji njeh detyrimin për të zbatuar sanksione nëse subjektet nuk kanë janë pajisur apo nuk kanë aplikuar, por mësohet se është kërkuar që të ketë mirëkuptim dhe t’u lihet koha e nevojshme.

Njoftimi nga Qendra Kombëtare e Bizneseve:

NJOFTIMI.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031553983688354
array(1) { ["section"]=> string(100) "njoftim-i-rendesishem-nga-qendra-kombetare-e-bizneseve-keto-jane-subjektet-qe-do-te-licencohen-76635" }