NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA TATIMET: Ky është afati i fundit për të paguar taksat, ja cila është data

Publikuar tek: ekonomi, më 10:39 22-09-2017 NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA TATIMET: Ky është afati i fundit për të paguar taksat, ja cila është data

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në faqen e saj zyrtare kujton edhe një herë tatimpaguesit që afati i fundit që mund të përfitojnë nga fshirja me kusht e detyrimeve,  është data 31 Dhjetor 2017. Për të gjithë subjektet debitore që nuk bëjnë pagesën brenda këtij afati do ti nënshtrohen masës shtrënguese të mbledhjes me forcë.

"Ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit”, konkretisht në atë të fshirjes së gjobave dhe kamatëvonesave që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Zbatueshmëria e kësaj mase lehtësuese financiare për tatimpaguesit, është e mundur deri në datën 31 Dhjetor 2017.

Tatimpaguesit duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi pas kësaj date, ato do të jenë të ekspozuar përpara masave shtrënguese të mbledhjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për:

•             detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 - dhjetor 2014, duke u aplikuar sipas llojit të tatimit;

•             kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 - dhjetor 2014;

•             taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 - dhjetor 2014.

Kujtojmë tatimpaguesit që mund të përfitojnë nga fshirja me kusht e detyrimeve, t’i drejtohen çdo banke të nivelit të dytë duke kryer pagesën, vetëm për detyrimin principal për tatimin/taksën/kontributin/tarifën": shkruhet në faqen zyrtare të tatimeve.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15930390357971
array(1) { ["section"]=> string(103) "njoftim-i-rendesishem-nga-tatimet-ky-eshte-afati-i-fundit-per-te-paguar-taksat-ja-cila-eshte-data-93270" }