Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se zona e "ish Ekspozitës" në Tiranë do të ketë mungesë të energjisë.
Sipas OSHEE ndërpreja do të jetë deri në orën 14:00 pasi po kryhen punime.
"Në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, sot do të punohet deri në orën 14:00 në kabinën “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm.
Pa energji deri në orën 14:00 do të mbeten abonentët pranë zonës së ish-Ekspozitës", njofton OSHEE.