Njoftimi i çuditshëm, avokati –azilkërkuesve: Stop të dhënave në facebook

Publikuar tek: aktualitet, më 14:49 06-02-2015 Njoftimi i çuditshëm, avokati –azilkërkuesve: Stop të dhënave në facebook Statusi i çuditshem i avokatit hedhur ne facebook

Avokati David Molfis ka gjetur një mënyrë ndryshe për të paralajmëruar të gjithë azilkërkuesit të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm me faqet e tyre në rrjetet sociale, sepse kjo u dëmton qëllimin për të cilin ata kërkojnë azil.

“Komisariati i Përgjithshëm për Refugjatë konsulton gjithnjë e më shpesh profilet në facebook të kandidatëve refugjatë azilantë. Ky është një realitet me të cilin jam përballur gjithnjë e më shumë. Shumë shpesh, gjatë shqyrtimit të kërkesave të azilantëve nga ana e Komisariartit të Përgjithshëm për refugjatë, konstatoj se para intervistave, nënpunësit e komisariatit që janë të ngarkuar për intervistimet e kandidatëve konsultojnë llogarinë facebook të atyre që do të intervistohen. Edhe nëse mënyra e procedimit duket shokuese për pjesën më të madhe të personave, asgjë nuk duket ilegale” u sqaron avokati po nëpërmjet facebook, klientëve të vet.

“Kështu përshembull, një person që mund të ketë thënë (pretenduar) se ka ardhur në Belgjikë në muajin tetor ka publikuar foto përpara një monumenti të njohur më së miri në Bruksel, të bëra në muajin korrik të po atij viti. Ose dikush (azilkërkues) i cili pretendon se është larguar nga Shqipëria ku ka qëndruar i fshehur, apo që rrin i fshehur edhe në Belgjikë, nga frika e një gjakmarrjeje të mundshme publikon foto ku të gjithë, edhe ata të vendlindjes së tij, mund të shohin se ku ndodhet dhe fshihet. Pa marrë parasysh ata që paraqiten për çështje homoseksualiteti dhe që publikojnë në Facebook foto nën shoqërinë e seksit të kundert (femër me mashkull, apo mashkull me femër)” shkruan avokati.

Avokati u bën thirrje të gjithë kërkuesve për azil të shmangin fotot në facebook, apo të dhëna të tjera për vendndodhjen e tyre të mëparshme. Gjithashtu, ai u kërkon që as familjarë e miq të mos i bëjnë TAG vetë këtyre personave, sepse të gjitha këto ndikojnë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro: Korçës s’i rrezikohet, as Shtëpia e as Flamuri
Zhiti Ambasador/ Dritan Hila pro, ‘’shuplakë’’ politikës »
Article Logic
Execution time: 0.011268854141235
array(1) { ["section"]=> string(75) "njoftimi-i-cuditshem-avokati-azilkerkuesve-stop-te-dhenave-ne-facebook-2545" }