NJOFTIMI I MBREMJES/ Bashkia Pukë: Situata u përkeqësua, qytetarë, mos lëvizni me makina, ja akset e bllokuara

Publikuar tek: aktualitet, më 20:22 05-01-2017 NJOFTIMI I MBREMJES/ Bashkia Pukë: Situata u përkeqësua, qytetarë, mos lëvizni me makina, ja akset e bllokuara Nje nga fadromat e Bashkise se Pukes qe eshte duke pastruar ne qender te qytetit

Bashkia Pukë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur qarkullimin në akset rurale, pra ato që lidhin qytetin e Pukës me fshatrat. Ndërsa akset nacionale po mbahen të hapura, por qarkullimi në to mund të kryhet vetëm me zinxhirë. 

Në një njoftim për shtyp tani në mbrëmje, zyra e shtypit e shtabit të emergjencës së bashkisë së Pukës thotë se ka një përkeqësim të situatës “si pasojë e rreshjeve, erërave dhe uljes së temperaturave”.

“Po punohet me komisariatin e policisë së Pukës, Shërbimin Spitalor, Drejtorinë e UK, OSHEE për të shmangur problemet që mund të krijohen. Në akset nacionale punojnë pa pushim borëpastrueset, por sërish, për shkak të rreshjeve të dëborës, rrugët kalohen me zinxhirë” thuhet në njoftimin për shtyp.

Bashkia Pukë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shmangur qarkullimet e panevojshme sidomos me makinë dhe për çdo problem që do të kenë, të kontaktojnë me numrat e bashkisë, policisë, apo shërbimit spitalor. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas për vdekje këmbësorin, ndalohet shoferi
Një tunel gjigant shfaqet gjatë gërmimeve te stadiumi “Qemal Stafa” (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.011295080184937
array(1) { ["section"]=> string(111) "njoftimi-i-mbremjes-bashkia-puke-situata-u-perkeqesua-qytetare-mos-levizni-me-makina-ja-akset-e-bllokuara-64684" }