Njoftimi i rëndësishëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor: Hiqet një tjetër taksë e rëndësishme për makinat (Dokumenti)

Publikuar tek: aktualitet, më 00:52 18-02-2020 Njoftimi i rëndësishëm i Drejtorisë së Transportit Rrugor: Hiqet një tjetër taksë e rëndësishme për makinat (Dokumenti) FotoMontazh: Dokumenti i DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë kërkuar të bëhen disa ndryshime në taksën vjetore të mjeteve të luksit.

Sipas njoftimit të DPSHTRR, ndryshimet në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” i japin fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite! Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot.

Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem!

NJOFTIMI I PLOTË DHE DOKUMENTI:

TJETËR ZGJIDHJE me iniciativën e DPSHTRR - MIE! Propozuam dhe u dëgjuam për ndryshime në Ligjin “Për Taksat Kombëtare” duke i dhënë fund një pabarazie disavjeçare ku shumë qytetarë mbeteshin nën taksën e TVML sepse Ligji nuk parashikonte amortizimin e vlerës së mjetit në vite! Për të njëjtin mjet si moshë, model, paguhej ndryshe nga kush e kishte prej vitesh brenda vendit e kush e importonte sot!

Nga hyrja në fuqi në Fletoren Zyrtare, taksa TVML llogaritet mbi vlerën e amortizuar të mjetit, nga regjistrimi i fundit në sistem! Sistemi eDPSHTRR do përditësohet dhe sportelet tona do sqarojnë qytetarët për lehtësimin dhe daljen e shumë mjeteve (nën 3000 cc) nga taksa TVML! Fund edhe uljes fiktive të vlerës, sepse çdo vit vlera amortizohet progresivisht me 10% për efekt llogaritje në sistem! Gjithashtu në rastet e përjashtimit nga taksa TVMP janë përfshirë edhe “Personat me aftësi të kufizuar”, një kategori invaliditeti që nuk përfitonte deri sot!

87096756_1260616020814286_5100104167410630656_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirusi prek edhe Apple: Do ketë mungesë të smartfonëve iPhone në treg
Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita sot »
Article Logic
Execution time: 0.008418083190918
array(1) { ["section"]=> string(123) "njoftimi-i-rendesishem-i-drejtorise-se-transportit-rrugor-hiqet-nje-tjeter-takse-e-rendesishme-per-makinat-dokumenti-195574" }