Njohja e Jeruzalemit nga SHBA, vjen reagimi i parë nga Turqia: Dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të Trump

Publikuar tek: bota, më 19:41 06-12-2017 Njohja e Jeruzalemit nga SHBA, vjen reagimi i parë nga Turqia: Dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të Trump

Menjëherë pas njohjes zyrtare të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit ka ardhur edhe reagimi i parë nga Turqia zyrtare që e quan deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump si të “papërgjegjshme”.

Përmes një prononcimi për media, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu e dënon deklaratën e administratës amerikane duke thënë se lëvizja e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem është  kundër ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave përkatëse të OKB-së.

“Ne dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të administratës amerikane duke deklaruar se e njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të lëvizë Ambasadën e SHBA në Izrael në Jeruzalem. Ky vendim është kundër ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave përkatëse të OKB-së”, deklaron ministri i Jashtëm turk. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
Zbulohet planeti 'binjak' me Tokën që është perfekt për alienët »
Article Logic
Execution time: 0.011066913604736
array(1) { ["section"]=> string(112) "njohja-e-jeruzalemit-nga-shba-vjen-reagimi-i-pare-nga-turqia-denojme-deklaraten-e-papergjegjshme-te-trump-102202" }