Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare, Meta kthehet pas në kohë: Isha Ministër i Jashtëm dhe qeveria bëri më të mirën

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 22-07-2019 Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare, Meta kthehet pas në kohë: Isha Ministër i Jashtëm dhe qeveria bëri më të mirën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar periudhën e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

 Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet se ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik.

Meta thotë se për të ishte kënaqësi ta përjetonte këtë moment gjatë kohës që ka qenë Ministër i Jashtëm.

Sipas Presidentit, Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

Statusi i plotë:

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë.

Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095920562744141
array(1) { ["section"]=> string(141) "njohja-e-pavaresise-se-kosoves-nga-gjykata-nderkombetare-meta-kthehet-pas-ne-kohe-isha-minister-i-jashtem-dhe-qeveria-beri-me-te-miren-172994" }