Njohja e shtetit të Kosovës, Lista ‘Srpska’ i përgjigjet kërkesës së Vetëvendosjes

Publikuar tek: rajon, më 17:31 09-11-2019 Njohja e shtetit të Kosovës, Lista ‘Srpska’ i përgjigjet kërkesës së Vetëvendosjes Goran Rakiç, kreu i Listes 'Srpska'

Partia serbe në Kosovë, ‘Srpska’, e kryesuar nga Goran Rakiç, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimit, i cili tha se partia ‘Srpska’ do të hyjë në qeverinë e re vetëm nëqoftëse e pranon Republikën e Kosovës si shtet.

Në një komunikatë për media, partia ‘Srpska’ ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti politik janë zgjedhur deputetë nga serbët e Kosovës dhe jo për t’i plotësuar dëshirat liderëve politik shqiptarë.

‘Lista Serbe është një parti që përpiqet për interesat e popullit serb dhe jo për t’iu bërë favore dhe për plotësuar kënaqësitë e liderëve të tyre politike. Për këtë gjë ata e kanë Rashiçin, Petroviçin dhe Rada Trajkoviçin dhe të ngjashëm si ata, të cilëve populli serb ia ka treguar se çfarë mendon për ta, duke i dhënë mbështetje me promila’, thuhet në reagimin e partisë serbe në Kosovë, ‘Srpskas’.

Ndër të tjera në reagimin e ‘Srpskas’ thuhet edhe se Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë paradoksale nuk e respekton vet Kushtetutën e Kosovësv dhe detyrimet që Prishtina zyrtare ka ndaj minoritetit serb në Kosovë, duke përmendur edhe mos-respektimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë koalicion me Listën Serbe dhe ka theksuar se do të bëjë përpjekje për të mos i përfshirë fare në qeveri.

Lista Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit ka fituar 10 deputetë, ndërsa ka pasur shumë ankesa se qytetarët serbë kanë votuar të nënshtruar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të Beogradit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074551105499268
array(1) { ["section"]=> string(86) "njohja-e-shtetit-te-kosoves-lista-srpska-i-pergjigjet-kerkeses-se-vetevendosjes-185293" }