Njohja e vulës apostile, emigrantët në Greqi përshëndesin vendimin (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:48 28-02-2018 Njohja e vulës apostile, emigrantët në Greqi përshëndesin vendimin (VIDEO)

Emigrantët shqiptarë në Greqi shprehen të kënaqur me heqjen e vulës apostile prej qeverisë greke.

Ata e konsiderojnë këtë një lajm të mirë, pasi nënkupton lehtësimin e procedurave të legalizimit, kursen kohë dhe pagesat.

Të pyetur nga Top Channel, emigrantët e përshëndesin këtë veprim të qeverisë greke dhe shprehin bindjen se dialogu mes dy vendeve do të sjellë rezultate pozitive në jetën e tyre.

“Shumë më mirë, ka lehtësime për ne dhe besoj se këtu shmangen edhe vonesat. Nuk është vetëm çështje parash. Një lehtësim shumë i madh për ne, bravo”, thotë një emigrant shqiptar.

“Heqja e vulës apostile është një sukses i qeverisë shqiptare në favor të emigrantëve shqiptarë”, tha një tjetër emigrant.

Impakti pozitiv i këtij vendimi u duk që ditën e parë të zbatimit të tij. Për herë të parë pas shumë vitesh, jashtë zyrës së legalizimeve dhe përkthimeve nuk u panë radhë ose prani e shtuar e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Jashtë kamerave, punonjës të kësaj zyre thanë se lajmi për heqjen e vulës apostile u përhap brenda natës, e gjatë paradites së të mërkurës, atje u paraqitën vetëm emigrantë, të cilët tërhiqnin dokumentet e dorëzuara më parë për legalizim. Top Channel/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Habit Salianji, nxjerr tufën me 100-she euro në emision: Ja përse duhen këto...(FOTO)
Kokaina në Durrës, flet drejtori i Hetimit Doganor: Sinjalizimi nga profili i riskut »
Article Logic
Execution time: 0.01203989982605
array(1) { ["section"]=> string(78) "njohja-e-vules-apostile-emigrantet-ne-greqi-pershendesin-vendimin-video-111814" }