Njohuritë bazë mbi ekonominë, Shqipëria e parafundit në botë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:21 24-01-2016 Njohuritë bazë mbi ekonominë, Shqipëria e parafundit në botë

Një studim i “Standard & Poor” rreth njohurive bazë mbi ekonominë, ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse për Shqipërinë, që renditet e parafundit në botë.

Në anketë kanë marrë pjesë 140,000 persona nga 148 vende të botës të cilëve iu janë bërë pyetje për njohuritë e tyre mbi konceptet themelore financiare si, diversifikimi i rrezikut, inflacioni, matematika dhe interesi i përbërë.

Ata janë klasifikuar si të shkolluar financiarisht nëse i janë përgjigjur saktë të paktën 3 nga 4 pyetjet e bëra.

Në krye të renditjes qëndrojnë Norvegjia, Danimarka dhe Suedia të ndjekura nga Izraeli dhe Kanadaja. Ndërsa renditja përmbyllet me Jemenin në vend të fundit, Shqipërinë, dhe Afghanistanin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026167154312134
array(1) { ["section"]=> string(65) "njohurite-baze-mbi-ekonomine-shqiperia-e-parafundit-ne-bote-30830" }