Njollat në fytyrë dhe djegia nga dielli, këto janë RREGULLAT që DUHEN zbatuar me PËRPIKMËRI

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:04 25-06-2019 Njollat në fytyrë dhe djegia nga dielli, këto janë RREGULLAT që DUHEN zbatuar me PËRPIKMËRI

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Në verë është koha kur deti është destinacioni i thuajse secilit prej nesh. Ka prej tyre që marrin rrezet e diellit pa u shqetësuar të lyhen sipas një grafiku të caktuar, dhe kjo falë pigmentit që kanë i cili i favorizon që të mos digjen dhe mbi të gjitha të mos krijojnë njolla dielli. Ndërkohë që një pjesë e mirë e pusheseve femra ose refuzon të dalë në diell paradite dhe në drekë ose qëndron nën çadër duke u lyer sa më shpesh me mbrojtësin përkatës. Edhe pse duket sikur mbrojtja është maksimale, shpesh herë kur kthehemi në shtëpi vëmë re se njollat janë shfaqur, ose ato ekzistuesit janë errësuar shumë. Për të ndjekur një rrugë sa më të  mirë mbrojtje ekzistojnë disa rregulla që duhet ti zbatojmë në mënyrë sa më korrekte.

Mbrojtja e duhur!

Për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të lëkurës, veçanërisht asaj të fytyrës duhet të përzgjedhim me një kujdes maksimal mbrojtësit. Ata nuk duhet të jenë për mbrojtës për rrezet UVA por patjetër duhet të garantojnë edhe mbrojtje përkundrejt rrezeve UVB, të cilat janë në vërtetë shkaktarët kryesorë të njollave të fytyrës. Nese të parat , pra UVA na mbrojnë nga rrezet kancerogjeve, ta dytat UVB na mbrojnë nga rreziku i shfaqjes së njollave. Kujdes të vecantë në përzgjedhjen e kremit të diellit me mbrojtës UVA dhe UVB duhet të tregojnë jo vetëm lëkurat tek të cilat janë shfaqur njollat dhe nuk duam që ato të errësohen më shumë por edhe lëkurat që e kanë pigminetin shumë të bardhë, ato të cilat janë tepër ndjeshme dhe lëkurat që acarohen shumë shpejt nën efektin e diellit. Duhet të kujtojmë gjithmonë dy elementë shumë të rëndësishëm të aplikimit të kremit të diellit, e para që ai duhet vendosur gjithmone 20-30 minuta përpara se të ekspozohemi në diell, kjo është koha e mjaftueshme që i duhet produktit  të kalojë në të gjitha shtresat e lëkurës dhe përthithet sa më mirë nga ajo. Dhe e dyta kremi duhet të riaplikohet sipas udhëzimeve të tij por sa herë që jemi nën çadër dhe do ta rivendosim duhet të kujdesemi që ta kemi shplarë fytyrën me ujë, në rast se e kemi futur në ujin e detit , sepse nën efektin e ujit të kripur mbrojtësi është i pafuqishëm.

Faktorët që e përkeqësojnë

Ajo që shumë pak prej nesh e dinë lidhet me faktin që në disa raste kur mbrojtja është realizuar sic duhet ne përsëri kthehemi me njolla të dukshme në fytyrë. Kjo sepse shumë produkte të përditshmërisë që ne përdorim janë në gjendje të përthithin rrezet e demshme të diellit. Një shembull i tillë është parfumi ose deodoranti i cili nuk duhet aplikuar kur shkojmë në plazh sepse ato përmbajnë alkol dhe alkoli është një përthithës shumë i mirë i rrezeve të dëmshme. Gjithashtu nëse një natë më parë jemi lyer me ilaçin kundra mushkonjave, para se të shkojmë në plazh dhe të lyhemi me kremin e diellit duhet të bëjmë një dush, sepse elementët kimik që ai përmban qëndrojnë deri në 12 orë në lëkurën tonë dhe behen shkak për marjen e rrezeve të demshme. Gjithashtu nëse jemi duke konsumuar medikamentë të çfarëdo lloji ne përsëri nuk duhet të ekspozohemi ne diell sepse formula e tyre kimike  dëmton marjen e rrezeve të duhura të diellit.

Rëndësia e kremrave pas diellit

Duket sikur janë një produkt kozmetik komercial, i cili i shtohet listës sonë të shpenzimeve por në të vërtetë ato janë shumë të rëndësishme, vecanërisht për lëkurën e fytytës. Sepse ato i shërbejnë një periudhe kur lëkura është në qetësi dhe ka shumë nevojë të hidratohet, të zbutet në mënyrë që të mos thahet. Nga tharja e saj, jo vetëm që përthithja e rrezeve të diellit bëhet më e madhe por jemi të predispozuar që të bëjmë edhe më shpejt rrudha në lëkurën tonë të fytyrës dhe strija në atë të trupit./ Përgatiti Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019137144088745
array(1) { ["section"]=> string(97) "njollat-ne-fytyre-dhe-djegia-nga-dielli-keto-jane-rregullat-qe-duhen-zbatuar-me-perpikmeri-169664" }