Nju Jorku përgatit ndalimin e përdorimit të faturave 'që shkaktojnë kancer dhe dëmtojnë trurin'

Publikuar tek: bota, më 21:19 05-12-2019 Nju Jorku përgatit ndalimin e përdorimit të faturave 'që shkaktojnë kancer dhe dëmtojnë trurin' Fatura me BPA / Getty

Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut në SHBA po përgatit një ligj që do të ndalojë përdorimin e faturave të cilat përbëhen nga Bisfenol A, i njohur edhe si BPA.

Për një kohë të gjatë, ky përbërës organik sintetik është dyshuar se shkakton kancer gjiri dhe dëmtime të rënda të trurit. Kimikati gjendet kryesisht në ato fatura të shpërndara nga kasat në supermarkete apo faturat e bankomateve.

“Është padyshim një shqetësim,” tha Katherine Reeves, një epidemiologe nga Universiteti i Masaçusets, e cila ka hulumtuar lidhjen e kimikatit me kancerin e gjirit tek kafshët, raporton Bloomberg.

Ajo tha se hulumtime të tjera sugjerojnë se ky kimikat mund të lidhet me autizmin, mbipeshën dhe kancere të lidhura me hormonet.

Më herët, Këshilli i Bashkisë së Nju Jorkut ka marrë masa të rrepta kundër përdorimit të qeseve plastike si dhe mëlçisë së dhjamtë, një pjatë e kuzhinës franceze ku përbërës kryesor është mëlçia e dhjamosur patave të ushqyera me forcë.

dfgehhdfg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bombardimet në Siri, nxirren mrekullisht nga rrënojat tre fëmijë (VIDEO)
Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë »
Article Logic
Execution time: 0.012427091598511
array(1) { ["section"]=> string(100) "nju-jorku-pergatit-ndalimin-e-perdorimit-te-faturave-qe-shkaktojne-kancer-dhe-demtojne-trurin-188550" }