Nju Jorku vendos të rrisë rrogën minimale në 15 dollarë/ora

Publikuar tek: bota, më 21:04 01-04-2016 Nju Jorku vendos të rrisë rrogën minimale në 15 dollarë/ora

Guvernatori demokrat i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka arritur një marrëveshje me dy dhomat legjislative të këtij shteti për një projketbuxhet që parashikon rritjen e pagës minimale në 15 dollarë/ora.

Kjo masë pritet të prekë rreth 2,3 milionë persona në shtetin e Nju Jorkut, sipas një komunikate të publikuar nga guvernatori.

Kjo deklaratë vjen tre ditë pas një marrëveshje të ngjashme të arritur nga ligjvënësit kalifornianë për të rritur gjithashtu rrogën minimale në 15 dollarë/ora.

Rroga minimale ligjore aktualisht është 7,25 dollarë në nivel federal dhe 9 dollarë/ora në shtetin e Nju Jorkut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032397985458374
array(1) { ["section"]=> string(65) "nju-jorku-vendos-te-rrise-rrogen-minimale-ne-15-dollare-ora-36624" }