NOBEL-i në letërsi u fitua nga një femër, Flutura Açka: Uroj që mos filloni të shani shqipçe

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 10-10-2019 NOBEL-i në letërsi u fitua nga një femër, Flutura Açka: Uroj që mos filloni të shani shqipçe Flutura Açka - Olga Tokarczuk

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar për çmimin NOBEL në letërsi që u fitua nga autorja polake Olga Tokarczuk dhe austriaku Peter Handke.

Shkrimtarja ironizon kritikët, të cilët do të shajnë për faktin se NOBELIN në letërsi për vitin 2018 e fitoi një femër.

Ajo tregon se polakja Tokarczuk ishte në autostradë duke udhëtuar me makinë kur u njoftua se kishte fituar çmimin NOBEL, ndërsa thotë se i kujton autorin e ndjerë amerikan Philip Roth.

“Nobel goes...

Uroj që të mos filloni të shani shqipçe pse e mori një grua, siç bënë nja dy punëtorë pusetash, me kinse kritikë, kur e fitoi Orhan Pamuk më 2006 Çmimin Nobel në Letërsi.

Kur një orë para shpalljes së Nobelit, e telefonuan për ta njoftuar, Olga Tokarczuk ishte në autostradë duke shkuar në një leksion, dhe ndaloi anash makinën që t'i kumtohej çmimi i madh.

Sa e çuditshme! Më kujton Philip Roth, apo Amos Oz, të cilin e kam takuar atë ditë që NUK e fitoi Nobelin, 9 shtator 2008. Ishte i qetë, kishte marrë çmimin e përjetshëm të të Urtit. Të tjerat ishin më pak, shumë më pak!”, shkruan Açka.

Olga Tokarczuk fitoi çmimin NOBEL në letërsi për 2018, duke qenë se vitin e kaluar nuk u dha një NOBEL, ndërsa fituesi i 2019 është autori austriak Peter Handke. Këto janë çmimet e dhëna sot në mesditë nga komisioni i Nobelit në Stokholm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022932052612305
array(1) { ["section"]=> string(97) "nobel-i-ne-letersi-u-fitua-nga-nje-femer-flutura-acka-uroj-qe-mos-filloni-te-shani-shqipce-181510" }