‘Nobeli amerikan’, Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustad 2020’

Publikuar tek: kulture-art, më 08:00 17-10-2019 ‘Nobeli amerikan’, Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të Letërsisë ‘Neustad 2020’ Ismail Kadare

Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”.

Çmimi Neustad konsiderohet si NOBELI amerikan dhe jepet një herë në dy vite. Këtë radhë ka qenë shkrimtari jonë ai që e ka fituar këtë çmim dhe me meritë të plotë.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme, tha se Kadare është "një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë".

Çmimi Neustadt është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara. “Neustad” i jepet një poeti, romanticieri apo dramaturgu dhe fituesit marrin 50,000 dollarë, një pendë shqiponje e argjendtë dhe një çertifikatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075459480285645
array(1) { ["section"]=> string(88) "nobeli-amerikan-ismail-kadare-fiton-cmimin-nderkombetar-te-letersise-neustad-2020-182390" }