“Nobeli” për adhuruesin e Millosheviçit, reagon Cakaj: E turpshme, kam qenë vetë viktimë e genocidit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:49 10-10-2019 “Nobeli” për adhuruesin e Millosheviçit, reagon Cakaj: E turpshme, kam qenë vetë viktimë e genocidit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar pas fitores së çmimit 'Nobel' për Letërsinë nga shkrimtari austriak Peter Handke.

Përmes një statusi në 'Twitter', Cakaj shprehet i mërzitur që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin.

 Si një njeri i pasionuar mbas letërsisë Cakaj e quan këtë çmim një akt të pakuptimtë dhe të turpshëm.

 “Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë që Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01041579246521
array(1) { ["section"]=> string(102) "nobeli-per-adhuruesin-e-milloshevicit-reagon-cakaj-e-turpshme-kam-qene-vete-viktime-e-genocidit-181530" }