Nobeli për Handke/ Nis protesta në Kosovë, qytetarët kujtojnë krimet e Milloshevicit

Publikuar tek: rajon, më 10:49 17-10-2019 Nobeli për Handke/ Nis protesta në Kosovë, qytetarët kujtojnë krimet e Milloshevicit

Prej orës 11:00 në kryeqytetin e Kosovës ka filluar një protestë për çmimin ‘Nobel’.

Konkretisht protestuesit janë mbledhur para Ambasadës së Suedisë në Kosovë.  Qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i vendimit të Akademisë Suedeze për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke. Handke është i njohur për përkrahjen që i ka dhënë ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Protestuesit mbajnë në duar postera dhe shkrime, në të cilat paraqiten krimet e Millosheviçit.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

Kujtojmë që Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021244049072266
array(1) { ["section"]=> string(89) "nobeli-per-handke-nis-protesta-ne-kosove-qytetaret-kujtojne-krimet-e-milloshevicit-182416" }