‘Nobeli’ për njeriun që qau në varrimin e MILLOSHEVIÇIT, indinjohet ish-deputetja e PS-së: Më mirë lexoj Kadarenë (MESAZHI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:37 10-10-2019 ‘Nobeli’ për njeriun që qau në varrimin e MILLOSHEVIÇIT, indinjohet ish-deputetja e PS-së: Më mirë lexoj Kadarenë (MESAZHI) Fituesi i ''Nobelit për letërsi 2019'' Peter Handke ka mohuar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës

Ish-deputetja e PS-së Ledi Shamku u indinjua për dhënien e çmimit ‘’Nobel për Letërsi’’ shkrimtarit austriak Peter Handke.

Ajo e konsideroi të papranueshme faktin që çmimi prestigjoz i jepet një njeriu që  njihet si adhurues i ish-diktatorit serb Sllobodan Millosheviç, si dhe ka mohuar genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ka kundërshtuar bombardimin e Serbisë nga NATO.

Për Shamkun, Peter Handke nuk mund jetë një ‘’fisnik’’ (nobel). Ajo e mbyll shkrimin e saj me dëshirën për të lexuar sërish librin e Ismail Kadaresë ‘’Krushqit janë të ngrirë’’.  

Mesazhi i Ledi Shamkut:
SHKURT E SHQIP

Nobeli aspak nobël

Nëse Nobelin e merr Peter Handke që refuzon një cmim sepse rebelohet kundër ofensives NATO mbi çnjerëzinë e çetnikëve, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mohon genocidin apokaliptik mbi shqiptarët e Kosovës, nëse Nobelin e merr Peter Handke që mban fjalim i përlotur në ceremoninë e varrimit të Millosheviçit duke thene se çdokush do bënte atë që bëri Millosheviçi për popullin e vet, nëse ky është Nobeli, pra i përfaqësuar nga dikush aspak nobël, unë i kthehem me dëshirë rileximit të “Krushqit janë të ngrirë” dhe falenderoj shkrimtarin që i dha gjuhës sime një të tillë frymë letrare e njerëzore.

Kaq!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072040557861328
array(1) { ["section"]=> string(124) "nobeli-per-njeriun-qe-qau-ne-varrimin-e-milloshevicit-indinjohet-ish-deputetja-e-ps-se-me-mire-lexoj-kadarene-mesazhi-181520" }