‘Nobeli’ për njeriun që refuzon krimet ndaj shqiptarëve, reagon ambasadorja e Kosovës në SHBA

Publikuar tek: rajon, më 16:13 10-10-2019 ‘Nobeli’ për njeriun që refuzon krimet ndaj shqiptarëve, reagon ambasadorja e Kosovës në SHBA Peter Handke, fituesi i ''Nobelit për Letërsi 2019''

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku e quajti të turpshme dhënien e çmimit ‘’Nobel për letërsi’’ për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili njihet si përkrahes i ish-diktatorit serb Sllobodan Milloshevicc.

“Komiteti Nobel vendosi që të shpërblejë Peter Handken një njeri që lavdëroi Millosheviqin  ‘Kasapin e Ballkanit’ dhe mbështeti regjimin e tij gjenocid. Çmimi ‘Nobel’ nuk u dhurua vitin e kaluar për shkak të disa skandaleve brenda Akademisë, kurse sot iu dhurua dy vetare: ai i vitit të kaluar iu dha shkrimtares polake, kurse çmimi i vitit 2019 iu dha shkrimtarit austriak Handke.

‘Ndonjëherë do të doja të isha në një kishë serbe të luftoja për Kosovën’, Peter Handke, fituesi i Çmimit ‘Nobel për Letërsi’.
Në një botë plot me shkrimtarë briliantë, Komiteti për Dhënien e Çmimit ‘Nobel’ zgjodhi të shpërblente një propagandues të dhunës dhe urrejtjes ndëretnike. Diçka ka shkuar me të vërtetë keq!’’, shprehet Çitaku.

Handke ka refuzuar genocidin e Serbisë ndaj popullsisë së Kosovës në vitet 1998-1999 si dhe ka kundërshtuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë, e cila i dha fund Luftës në Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019137144088745
array(1) { ["section"]=> string(97) "nobeli-per-njeriun-qe-refuzon-krimet-ndaj-shqiptareve-reagon-ambasadorja-e-kosoves-ne-shba-181525" }