Nobeli për Paqen i shkon presidentit të Kolumbisë, i dha fund konfliktit 52-vjeçar

Publikuar tek: bota, më 11:30 07-10-2016 Nobeli për Paqen i shkon presidentit të Kolumbisë, i dha fund konfliktit 52-vjeçar Juan Miguel Santos

Çmimi ‘’Nobel për Paqen’’ i ka shkuar këtë vit presidentit të Kolumbisë Juan Manuel Santos, pasi i dha fund konfliktit 52-vjeçar me rebelët e krahut të majtë (FARC).

Komiteti i Nobelit në Norvegji vlerësoi Santosin, për përpjekjet e tij në lidhjen e marrëveshjes së paqes me rebelët e Farc-ut, firmosur muajin e fundit pas 4 vjetësh negociatash.

Konflikti ka vrarë përgjatë 52 viteve rreth 260 mijë njerëz dhe më shumë se 6 milionë janë internuar.

"Komiteti norvegjez i Nobelit vendosi t’i japë çmimin Nobel për Paqen 2016 presidentit të Kolumbisë Juan Manuel Santos për përpjekjet e tij të vendosura për ta sjellë konfliktin më shumë se 50-vjeçar drejt fundit’’, tha kreu i komitetit Kaci Kullmann Five.

‘’Vlerësim për popullin kolumbian’’, shtoi më pas ajo.

 

 presidentikolumbian.jpg

Presidenti i Kolumbisë dhe kreu i FARC-ut, i njohur si Timoschenco duke shtrënguar duart gjatë marrëveshjes së paqes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanc tragjik në Haiti, shkon në 478 numri i viktimave: Frikë për përhapjen e kolerës
E pamoralshme, veprimi banal i burrit në pllakat e varrezave shkakton zemërimin e të gjithëve »
Article Logic
Execution time: 0.011829137802124
array(1) { ["section"]=> string(87) "nobeli-per-paqen-i-shkon-presidentit-te-kolumbise-i-dha-fund-konfliktit-52-vjecar-55376" }