Noizy blen makinën luksoze me çmim të jashtëzakonshëm

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:07 07-03-2017 Noizy blen makinën luksoze me çmim të jashtëzakonshëm

Reperi i njohur Noizy shpesh herë është përfolur për jetën e tij private dhe të ardhurat e majme që merr nga koncertet e tij dhe klikimet në YouTube. Të gjitha këto fitime kanë bërë që atij t’i ofrohet një jetë e mirë luksi, duke i lejuar vetes të shpenzojë në gjëra të shtrenjta dhe të shijojë udhëtime luksoze.

Së fundmi u bë e ditur se Noizy kishte blerë një makinë të re të tipit “Rolls Royce”, ngjyrë të zezë, një nga ato makinat që detajet e bëjnë edhe më të rëndësishme. E vlera e një makine të tillë mendohet se fillon nga 200 mijë dollarë e përpjetë, gjë që tregon se reperi ka shpenzuar një shumë goxha të majme në blerjen e kësaj veture. Ai ka ndarë me fansat disa fotografi në llogarinë personale në ‘Instagram’, ku shfaqet brenda saj, teksa bie në sy shkëlqimi që jep makina me plot detaje me drita nga fjala më e fundit e teknologjisë./revistawho

auto_Noizy_dhe_Roll_Roysi_itij1488904926-300x301.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024571895599365
array(1) { ["section"]=> string(59) "noizy-blen-makinen-luksoze-me-cmim-te-jashtezakonshem-71109" }