Noizy dhe Enca risjellin “Jena mbretër”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:42 27-04-2016 Noizy dhe Enca risjellin “Jena mbretër”

Ai ishte në kulmin e shpërthimit të tij kur publikoi “Jena mbretër“ që bëri zhurmë duke u kthyer në një hit absolut.

Kënga ishte pjesë e albumit “Pak më ndryshe” të reperit në 2009. Por miliona klikimet nga fansat, kanë qenë edhe shtysa për risjelljen e saj që këtë herë do të jetë një bashkëpunim. “ A jeni gati” pyet Enca, pasi ka anoncuar lajmin surprizë për risjelljen e këngës së preferuar gjatë adoleshencës. E thënë ndryshe,  “Mbreti” dhe “Princesha” në fron, do t’i bashkojnë forcat për të ardhur në bashkëpunimin që ndoshta do të jetë bashkëpunimi i vitit. Sepse ju e dini tani që edhe pse “mbretër”, ata iu përulen fansave dhe kërkesa e tyre për t’i parë bashkë, ka qenë “urdhër” për ta. A do të mbetet i njëjtë teksti, cili do të jetë sfondi ku do të zhvillohen ngjarjet apo si do të aktrojnë dy artistët në setin e xhirimeve janë vetëm disa nga kureshtjet që presim t’i shuajmë. Sidoqoftë, gjëra të bukura po vijnë apo jo? (InTv)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025929927825928
array(1) { ["section"]=> string(43) "noizy-dhe-enca-risjellin-jena-mbreter-38876" }