Noizy firmos marrëveshjen më të rëndësishme në karrierë: Do bëj Shqipërinë krenare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:19 16-01-2017 Noizy firmos marrëveshjen më të rëndësishme në karrierë: Do bëj Shqipërinë krenare

Noizy ka firmosur sot marrëveshjen më të rëndësishme të karrierës së tij, atë me grupin Universal Music.

Reperi ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale arritjen e kësaj kontrate, ndërsa thekson se është gati të punojë fortë për të bërë krenar grupin, familjen e tij dhe të gjithë Shqipërinë.

“Le të fillojë saga. Bota të bëhet gati. Universal Music Group. Sapo kam firmosur më kompaninë më të madhe në botë, Universal Music. Jam shum krenar për këtë gjë, dua dhe do punoj shumë më shumë për të bërë familjen, grupin, fansat dhe shtetin tim krenar. Ju falenderoj të gjithë për mbështetjen. S’mund të harrojmë dhe inaxhit. Dashuri edhe për ju. OTR”, shkruan reperi.

Pak ditë më parë ishte këngëtarja Enca Haxhia që njoftoi gjithashtu nënshkrimin e kontratës me Universal Music.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033818960189819
array(1) { ["section"]=> string(87) "noizy-firmos-marreveshjen-me-te-rendesishme-ne-karriere-do-bej-shqiperine-krenare-65672" }