Noizy kapet nga policia në Austri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:07 02-05-2016

Reperi shqiptar Noizy ka anuluar një prej koncertëve të tij në Austri pasi është ndaluar nga policia austriake.

Mësohet se reperi është nisur nga aeroporti i Prishtinës me avionin e tij privat dhe në Austri është ndaluar nga policia për disa orë gjë që e ka detyruar atë të anulojë koncertin.

Ai nëpërmjet një video i’u kërkon ndjesë fansave të tij për anulimin e koncertit, por nuk ka shpjeguar se përse është ndaluar nga policia. “Nuk mujta me ardh për shkak të policisë, na ndalën” është shprehur reperi në video.

Mesa duket problemet kanë qenë kalimtare pasi ai ka vazhduar koncertet normalisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025877952575684
array(1) { ["section"]=> string(39) "noizy-kapet-nga-policia-ne-austri-39258" }