Noizy ndan Tunën me Cozman?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:46 31-03-2016 Noizy ndan Tunën me Cozman?

Telenovelës “Tuna - Cozman” duket se i ka ardhur fundi.

Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për një ndarje mes tyre, pasi e njëjta gjë u tha edhe muaj më parë derisa ata  u panë të fotografuar bashkë në një nga clubet e Londrës. Por këtë herë duket se është përfundimtare dhe të dy kanë vendosur t’i japin fund lidhjes 3 vjeçare e kjo vjen vetëm pak ditë pas deklaratës që reperi, Noizy, bëri i ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”.

Fundi i emisionit ka qenë një sfidë për Noizyn duke qenë se i është dashur të pijë një gotë whiskey për çdonjërën nga femrat e showbiz-it me të cilat kishte fjetur dhe doli që Tuna kryesonte “listën”. Burime të afërta me çftin, e pohojnë për 'InTv' ndarjen e tyre duke thënë se këngëtarja ka vendosur që të mos kthehet më me Cozman, duke i dhënë fund edhe  bashkëjetesës së tyre. Madje edhe fakti që reperi ka udhëtuar këto ditë drejt Londrës, e përforcon vërtetësinë e këtij lajmi. Megjithatë, për aq kohë sa vetë çifti nuk ka bërë asgjë publike, mbetet e hapur mundësia që ky të jetë provokimi i radhës i çiftit dhe ju t’i shihni sërish papritur në ndonjë club ose më mirë akoma, në ndonjë bashkëpunim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021129131317139
array(1) { ["section"]=> string(32) "noizy-ndan-tunen-me-cozman-36524" }