Noizy vijon koncertet me 'Schiuma party', qytetarët nuk pyesin për Covid-19, të ngjeshur njeri me tjetrin pa maska (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:27 01-08-2020 Noizy vijon koncertet me 'Schiuma party', qytetarët nuk pyesin për Covid-19, të ngjeshur njeri me tjetrin pa maska (VIDEO) Koncerti i Noizyt

Qytetarët mesa duket nuk duan t'ja dinë për Covid-19, mjafton të kërcejnë e kënaqen nën ritmin e muzikës.

Në rrjete sociale, Instgram, shumë të rinj kanë publikuar sot foto dhe video gjatë koncertit të Noizyt në një nga klubet e bregdetit shqiptar.

Nga pamjet shihet që qytetarët nuk mbajnë as distancë e as maska, por kërcejnë ashtu afër njeri-tjetrit, duke menduar se shkuma do shërbejë si dezinfektant.

Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë shihen duke mos respektuar masat anti-covid në koncertin e këngëtarit të njohur.

Kujtojmë që sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri apel gjithë të rinjve se duhet të shmangin festat dhe grumbullimet pasi po bëhen shkaktarë të përhapjes së infeksionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092258453369141
array(1) { ["section"]=> string(123) "noizy-vijon-koncertet-me-schiuma-party-qytetaret-nuk-pyesin-per-covid-19-te-ngjeshur-njeri-me-tjetrin-pa-maska-video-215759" }