Noka: Çfarë ka bërë Flamuri në Kukës? Çova laboratorë informatike po i kanë vjedhur këta

Publikuar tek: politike, më 15:06 11-06-2015 Noka: Çfarë ka bërë Flamuri në Kukës? Çova laboratorë informatike po i kanë vjedhur këta Flamur Noka, deputet i PD

Deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar akuzat e qeverisë në vizitën e djeshme në qytetin e Kukësit lidhur me atë që deputeti Noka dhe qeveria e tij, asokohe në pushtet, ka bërë për këtë qytet.

“Vajtën dje në Kukës dhe thanë çfarë ka bërë Flamuri në këto tetë vite në Kukës. Çfarë ka bërë Flamuri në tetë vjet në Kukës? Epo të shkosh dhe të thuash se çfarë ka bërë Flamuri në tetë vjet në Kukës kjo do të thotë,ose s’ke asnjë lidhje me qytetin ose je kamuflim i njerëzve pa nivel.

Kam qef ta dëgjojnë gjithë shqiptarrët se çfarë ka bërë qeveria e Partisë Demokratike në Kukës. Autostrada Durrës-Kukës është investim madhor i qeverisë të Partisë Demokratike .Ka bërë mbi 80 ujësjelljsa me 3.5 milionë euro, 50 laboratorë informatikë, 85 shkolla  Por qeveria e këtyre i ka vjedhur laboratorët, asnjë autor nuk ka por i kanë vjedhë vetë këta”, listoi dhe akuzoi deputeti Noka nga foltorja e Kuvendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020982980728149
array(1) { ["section"]=> string(92) "noka-cfare-ka-bere-flamuri-ne-kukes-cova-laboratore-informatike-po-i-kane-vjedhur-keta-13293" }