Noka e thotë hapur: Do përshkallëzojmë protestat, bashkë me kolegët e mi

Publikuar tek: barometri, më 09:43 01-06-2018 Noka e thotë hapur: Do përshkallëzojmë protestat, bashkë me kolegët e mi

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, në një intervistë në rubrikën “Opinion”, në News 24, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave, për rrëzimin e qeverisë.

Sipas Nokës, kjo është mundësia e vetme për t'i dhënë fund qeverinë Rama, dhe përshkallëzimi i protestave do të vijë bashkë me disa nga kolegët e tij demokratë.

“Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mit, që jemi në pakicë për fat të ekë, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë. A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës. Ai parlament është shndërruar në një noter qorr. Ai e kishte pushtetin ekzekutiv për 4 vjet, a ka qeverisur. Jo. Por ka mbjell veç kanabis. E ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël. Banda drogë, kryeministër i kapur. Na erdhi një ministër që ka të vëllain me vendim gjykate të dënuar për trafik kanabisi. A mund të pranohet një standard i tillë? Jo. Ne sot kemi një kryeministër që drejton dhe urdhëron mediat. Dike me dhunë dike me ryshfet. Kemi një kryeministër edhe kryegjykatës, edhe kryetari i Kushtetueses së këtij vendi. Kemi një kryeministër që urdhëron gjykatës që të lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm. Këta mund ta mbajnë me dhunën e kartonëve, por s’mund ta bëjnë këtë. Me Ramën kryeministër nuk shkohet në zgjedhje. Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh që të përshkallëzohen protestat”, tha Noka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029941082000732
array(1) { ["section"]=> string(77) "noka-e-thote-hapur-do-pershkallezojme-protestat-bashke-me-koleget-e-mi-122848" }