Nominuan për Oscar filmin për vrasjen makabre të djalit, reagon nëna: S’mund ta shpreh sa e zemëruar jam

Publikuar tek: bota, më 18:24 22-01-2019 Nominuan për Oscar filmin për vrasjen makabre të djalit, reagon nëna: S’mund ta shpreh sa e zemëruar jam Majtas dhe djathtas: Viktima James bulger dhe nëna e tij. Në mes: Vrasësit

Nëna e James Bulger ka reaguar për herë të parë pasi filmi dokumentar për vrasjen e djalit të saj 2-vjeç është nominuar për çmimin Oscar.

Dokumentari “Detainment” me regji të irlandezit Vincent Lambe është bazuar në transkriptet në polici të Robert Thompson dhe Jon Venables, dy të miturit që rrëmbyen, torturuan dhe më pas e vranë në mënyrë makabre 2-vjeçarin James Bulger në vitin 1993 në Angli.

Më herët, e ëma e 2-vjeçarit, Denise Fergus kërkoi që dokumentari të hiqej nga lista e filmave që mund të nominoheshin. Por sot Akademia vendosi ta nominojë në kategorinë dokumentari më i mirë.

“Nuk mund ta shpreh sa e inatosur dhe e zhgënjyer jam, për të ashtuquajturin film që është nominuar për Oscar. Si mund të bëhet një film i tillë pa kontaktuar me të afërmit e James, duke na detyruar të gjithëve ne të përjetojmë edhe një herë momentet e fundit të djalit deri në vrasjen brutale”, shprehet ajo.

Vrasja e të miturit James Bulger është një nga ngjarjet më të tmerrshme dhe të mbuluara ende me mister. Dy 10-vjeçarët rrëmbyen të miturin, e torturuan atë në mënyrë çnjerëzore dhe e vranë duke dhunuar kufomën. Të dy vrasësit janë ende pas hekurave të ndarë në qeli të ndryshme, e megjithë përpjekjet e psikiatristëve, ende nuk është hedhur dritë mbi motivet e krimit makabër. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016849994659424
array(1) { ["section"]=> string(109) "nominuan-per-oscar-filmin-per-vrasjen-makabre-te-djalit-reagon-nena-s-mund-ta-shpreh-sa-e-zemeruar-jam-149881" }