Nora Istrefi “topless” në Dhërmi, edhe pa Robertin (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:36 10-07-2016 Nora Istrefi “topless” në Dhërmi, edhe pa Robertin (Foto)

Pasi është bërë nënë e vajzës Renee, këngëtarja Nora Istrefi vjen në këtë foto të parë në plazhin e Dhërmiut për këtë verë, ku është fotografuar topless pa praninë e bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Ashtu si çdo vit, Nora e shfrytëzon ditën për plazh, dhe natën për koncertet, ku ishte e ftuar në një nga club-et e Vlorës.

Kështu nuk i ka shpëtuar rutinës së pushimeve të saj, gjithmonë në prani të badigardëve që e shoqërojnë ngado. 30-vjeçarja është fotografuar në momentin që ishte shtrirë në shezlong dhe kishte hequr pjesën e sipërme të bikinit, për të shmangur marrjen e ngjyrës në mënyrë të pjesshme. Bie në sy fakti që me shumë vullnet ka arritur formën ideale fizike, pasi i duken dhe muskujt e barkut, të cilat duan shumë punë për t’i rikthyer pas lindjes.

nora2shot_1.jpg

Edhe pse ata këto kohë janë komentuar shumë për krizë në çift, dedikimi i fundit i Robertit për ditëlindjen e saj dëshmoi tëkundërtën: “Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e bukur. Uroj të jesh e bekuar në këtë ditë dhe të uroj gjithë botën, siç e meriton! Më inspiron çdo ditë me shpirtin, punën e palodhur dhe forcën e femrës perfekte, mamasë së dashur dhe faleminderit që e solle Renee-në në këtë botë, e cila gëzon zemrën time çdo ditë. Të dua pa fund!”, ishin fjalët e tij.

Nora348585.jpg

Nora dhe Roberti janë çifti model për kujdesin që i kushtojnë fizikut të tyre.

mnorafvjkfgv8989rt.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30858302116394
array(1) { ["section"]=> string(58) "nora-istrefi-topless-ne-dhermi-edhe-pa-robertin-foto-46109" }