Norvegjia në alarm, policia gjen një pajisje të dyshimte për sulm terrorist

Publikuar tek: bota, më 06:16 10-04-2017 Norvegjia në alarm, policia gjen një pajisje të dyshimte për sulm terrorist

 Policia norvegjeze njofton se e ka gjetur “një pajisje të ngjashme me bombë” në kryeqytetin Oslo dhe për këtë arsye ka arrestuar një person.

Agjencia Reuters ka raportuar se një hapësirë e gjerë e sheshit Gronland në kryeqytet mbrëmë ishte bllokuar.

Policia më vonë tha se “dukej se kjo pajisje kishte vetëm potencial për të shkaktuar dëme të kufizuara... dhe se priten hetime të mëtejshme të nevojshme”.

Policia nuk ka dhënë detaje për të dyshuarin që është arrestuar. 

Vendet e Skandinavisë janë në gjendje të alarmit të lartë, pasi pak ditë më parë një kamion ka sulmuar turmën e njerëzve në Stokholm të Suedisë, duke vrarë katër persona dhe plagosur 15 të tjerë, në një sulm të dyshuar terrorist. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA lëshoi 59 raketa Tomahawk mbi bazën siriane, por nuk do ta besoni sa kushton një
SHBA paralajmëron Rusinë: Marrëdhëniet mes vendeve tona do të dëmtohen nëse... »
Article Logic
Execution time: 0.011385917663574
array(1) { ["section"]=> string(80) "norvegjia-ne-alarm-policia-gjen-nje-pajisje-te-dyshimte-per-sulm-terrorist-74650" }