Nostalgjia për ‘kohën e Xhaxhit’, profesori për kompaninë HAKO: Na kurseni gjërat e pështira e idioteske

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 14-12-2019 Nostalgjia për ‘kohën e Xhaxhit’, profesori për kompaninë HAKO: Na kurseni gjërat e pështira e idioteske

Kompania Hako vazhdon të prodhojë reagime masive për shkak të paketimit tejet provokues që sjell në vëmendje figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Ndërkaq, profesor Elvin Meka, e cilëson gjithë këtë si të pështirë dhe idioteske.

‘Nëse duan të perdorin për marketing nostalgjinë për kohën e Xhaxhit, do ishte mire të gjenin ato elemente të jetës së asaj kohe, që duam ose nuk duam ishin vertet mbresëlenese:

- displina në shkollë,

- të mësuart me logjike dhe të bazuar në shkenca ekzakte,

- prodhimi i librave shkollore për dije dhe jo per ti shit me tendera dhe më permbajtje idioto- qeshakare,

- respekti për më të medhenjtë dhe edukata qytetare,

- lirimi i vendit ne autobus për më të moshuarit,

- paraqitja më veshje dinjitoze dhe etike ne shkolla dhe qendra pune, dhe jo me bluza e pantallona të shqyera, kanatjere plazhi dhe shapka më push e veshje transparente dhe rrugacerore semaforiste!!!

Merrini cdo kohe të mirat dhe Na kurseni gjerat e pështira ose idioteske dhe të paqena”, përmbyll komentin e tij Meka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072691440582275
array(1) { ["section"]=> string(107) "nostalgjia-per-kohen-e-xhaxhit-profesori-per-kompanine-hako-na-kurseni-gjerat-e-peshtira-e-idioteske-189397" }