Noterja shet pronën pa firmën e pjesëtares së familjes, prokurori-gazetares: Të bëj atë që s’ta merr mendja...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:26 30-01-2017 Noterja shet pronën pa firmën e pjesëtares së familjes, prokurori-gazetares: Të bëj atë që s’ta merr mendja...

Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan solli këtë të hënë rastin e një notereje që akuzohet se ka shitur pronën pa firmën e një pjesëtareje së familjes. Bëhet fjalë për Nermine Aliun, e cila është një grua në moshë e divorcuar nga bashkëshorti. Ajo akuzon se noterja Lindita Kokona ka shitur shtëpinë, që kishte me ish-bashkëshortin, pa i marrë pëlqimin dhe firmën asaj. 

“Quhem Nermine Aliu nga Tirana. Iu drejtova emisionit “STOP” për një problem. Kam një vajzë 26 vjeçe prej një martese 27 vjeçare.

Në nëntor të 2016 – ës me ish – bashkëshortin bëra një divorrc, mirëpo problemi nuk qëndron këtu. Para 5 viteve kemi patur një banesë me ish- burrin dhe vjehrrën, pra gjysmën e kishte vjehrra dhe pjesën tjetër ne. Kur ajo vdiq ia la testamentin djalit.

 Gjatë këtyre 5 vjetëve ish – burri ka bërë shitje të pjesën tjetër pa praninë time me një notere Lindita Kokona. Kur u shit shtëpia unë ngela në rrugë dhe këtë problem unë e ndoqa me gjykatë. 
Çfarë vendosi gjykata?
Gjykata vendosi me kontratën e shitjes së noteres Lindita Kokona vendosi që më datën 21.10. 2013 e shpalli të pavlefshme. 
Pra pranoi kërkesë – padinë tuaj?
Po. Duke patur kontestime gjykata mori çështjen në rigjykim dhe shpalli po të njejtin vendim.“
Për të vijuar me këtë problem të Nermine Aliut, gazetarja e “STOP” shkon bashkë me të,  tek zyra e noteres, por përballet me një “surprizë” të pakëndshme, dhunën verbale dhe sjelljen joetike të bashkëshortit të noteres, Shkëlqim Kokona, që “rastësisht” është prokuror.
Takimi me noteren Lindita Kokona
Gazetarja – Si mund të shitet një shtëpi pa aprovimin, pa dijeninë e zonjës?
Noterja – E kishte nga e ëma…
Gazetarja – Po, por jo të gjithë shtëpinë. Gjysmën e shtëpisë kishte.
Noterja – Do ta verifikoj dhe të shikojmë…
Gazetarja – Tani, çfarë të verifikohet, kur unë kam dy vendime gjykatash, në 2013-tën dhe në 2016-tën?
Noterja – Për çfarë?
Gazetarja – Që nxjerrin të pavlefshme, e shfuqizojnë këtë kontratë shitblerjeje?
Noterja – Po.
NDERHYN PROKURORI
Prokurori
– Pse e intimidon ti? Pse e intimidon ti? Më fal, që po ndërhyj, pse e intimidon noteren ti? A je gazetare?
Gazetarja – Po.
Prokurori – Unë jam Prokuror.
Gazetarja – Shumë bukur!
Prokurori – Jam bashkëshorti i saj, pse e intimidon?
Debati me Prokurorin Shkëlqim Kokona
Gazetarja – Nuk është fjalë shqip dhe nuk e kuptoj!
Prokurori – E kupton shumë mirë ti, se je me arsim të lartë!
Gazetarja – Nuk e kuptoj “intimidon”. Eshtë italisht intimidon ë…
Prokurori – Po lëre tashi, mos më trego italisht mua…
Gazetarja – Po mirë pra! Nuk kam ardhur për juve, kam ardhur për noteren.
Prokurori – Dëgjo, dëgjo, çfarë të them unë ty…
Gazetarja – Unë kam një vendim gjykate. Meqenëse ju qenkeni prokuror, kam një vendim gjykate.
Prokurori – Po lëre atë, moj!
Noterja – Më lër mua këtë (kopjen e shitblerjes), ta verifikoj. Hajde ndonjë ditë tjetër.
Prokurori – Se qenke “STOP” ti…
Gazetarja – Po, normal.
Prokurori – Më çahet koka mua për “Stopin” tat…
Gazetarja – Kam dy vendime gjykatash. Të lutem i nderuar!
Prokurori – Na jeni bërë si…, si…
Gazetarja – Si jemi bërë?
Prokurori – Gallata…
Gazetarja – Unë kam një vendim Gjykate këtu, meqenëse jeni dhe prokuror…zonjës i kanë pranuar kërkesë-padinë…
Prokurori – Ajo po të sqaron. Ajo po të thotë, t’i verifikoj pra.
Gazetarja – Absolutisht, e ka nxjerrë të pavlefshme këtë(aktin noterial).
Prokurori – Mbylle, moj ti! Se s’je juriste ti.
Gazetarja – Këtë vendim e kam marrë nga gjykata.
Prokurori – Po lëre, moj atë…
Gazetarja – Unë shoh, çfarë ka vendos gjykata.
Prokurori – Mos bëj debat kot, ajo po të…një minutë, ajo po të…
E bija – Mos bëj interpretim, je gazetare.
Gazetarja – Jo më, s’bëj interpretim.
E bija – Sill dokumentat dhe…
Gazetarja – Po, shumë bukur!
Prokurori – A i kërkove sqarime? Do ta verifikojë, do ta sqarojë.
Gazetarja – Kur bëhet një kontratë shitblerjeje, noteri vetë mban një kopje, sa për informacion.
E bija – Po e mban moj, por e ka në arkivë. E kupton?
Gazetarja – Po dakord! Unë i di të gjitha rastet e mia, që i trajtoj!
Noterja – Do ta verifikoj dhe do të vish të më pyesësh pastaj.
Gazetarja – I nderuar, unë jam me zonjën, nuk jam me juve. Kam ardhur për zonjën… o zotëri, kam ardhur për zonjën këtu.
Prokurori – Çfarë je ti ore, a e kupton…
Gazetarja – Kam ardhur për zonjën.
Prokurori – Ti s’ke etikë.
Gazetarja – Kam ardhur për zonjën.
Prokurori -Ti nuk je gazetare, e merr vesh apo jo…
Gazetarja – S’ka problem.
Prokurori – Ja, po ndërhyj, ja po të them unë…
Gazetarja – S’ka problem, nuk ka problem.
Prokurori – Se të bëj atë, që s’ta merr mendja ty edhe Stopit tat…!!!
Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua?
Prokurori – A e kupton apo jo?
Gazetarja – I sigurtë je?
Prokurori – I sigurtë, shumë i sigurtë.
E bija – Mjaft, o mjaft! O ba…mjaft, ore.
Prokurori – 1 e 50, po na intimidon ti…?!
Gazetarja – Si, si?
Prokurori – Edhe “Stopi” jot!
Gazetarja – Juve po dilni në ofendime. Jo, po dilni në ofendime.
Prokurori – Ik, ore tashi, çfarë ofendimesh…!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditet trafiku ndërkombëtar i drogës, kapen 450 kile kanabis në Portin e Durrësit, s’ka të arrestuar (VIDEO)
Flet avokati grek i Klement Balilit: Ja çfarë di për takimet e ministrave me dashnoret tek ‘Santa Quaranta’ »
Article Logic
Execution time: 0.013172149658203
array(1) { ["section"]=> string(111) "noterja-shet-pronen-pa-firmen-e-pjesetares-se-familjes-prokurori-gazetares-te-bej-ate-qe-s-ta-merr-mendja-67164" }